Sulmuesi i Juventus-it, Alvaro Morata thuhet se ka marrë një dënim për dy ndeshje mos-lojë pas kartonit të kuq kundër Beneventos.

Raportime në Itali zbulojnë se sulmuesi spanjoll, i cili shënoi golin e barazimit 1-1 kundër “Streghe”, iu dha kartoni i kuq pas 97 minutash dhe për këtë arsye humbet derbin kundër Torino-s këtë fundjavë dhe ndeshjen tjetër kundër Genoa-s.

“Calciomercato.com” raporton se Komisioni Disiplinor ka pezulluar sulmuesin “Bianconer” për dy ndeshje për shkak të ‘një shprehjeje mosrespektimi drejtuar arbitrit në fushë në fund të ndeshjes.”

Pirlo tashmë ka konfirmuar se Paulo Dybala do të jetë në stol kundër Dynamo Kiev-it nesër, pasi ai do të luajë në derbi kundër Torinos të shtunën.