Komisioni disiplinorë i Serie-A e ka dënuar me një ndeshje mos-lojë sulmuesin e Juventusit, Federico Chiesa pas kartonit të kuq të pranuar në ndeshjen kundër Crotones.

Chiesa ishte pikë e diskutimit në debutimin e Juventusit ku dha një asistim për Alvaro Moratan dhe u ndëshkua me karton të kuq në stadiumin “ Ezio Scida”.

Juventusi dhe Crotone luajtën me barazim në ndeshjen e zhvilluar në fundjavën e kaluar.