Me thirrjet për të dalë jashtë, e duke goditur tavolinat e tyre, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë penguar pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Pasi Selmanaj është parë në ambientet e kuvendit, deputetët opozitarë kanë bërtitur “Jashtë, jashtë”.

Nënkryetarja Arbërie Nagavci ka kërkuar nga deputetët që të krijojnë kushtet për të vazhduar seanca.

“A mund të vazhdojmë me punë, ju lus të krijoni kushtet, të mbani qetësi. Jashtë po thojnë. Atëherë pauzë dhjetë minuta, I ftoj shefat e grupeve parlamentare për konsultim… 15 minuta pauzë”, tha ajo.