Kur kanë mbetur edhe më pak se pak minuta kur pritet të fillojë mbajtja e seancës për votimin e Qeverisë së Kosovës, në Kuvend kanë nisur të vijnë deputetë të të gjitha partive.

Në Kuvend është parë duke hyrë kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, e cila nuk ka bërë të ditur nëse do ta drejtojë seancën kjo pritet që bashkëpartiaku i saj, Avdullah Hoti të votohet për kryeministër.

Deputeti i PDK, Memli Krasniqi, ai i LVV Rexhep Selimi, si dhe deputetët e Listës Serbe janë parë duke hyrë në Kuvendit, si dhe deputetët e Nismës Socialdemokrate. /kp