Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Këtë lajm Selmanaj e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, me ç’rast ka treguar edhe për gjendjen e tij shëndetësore.

“Qytetarë të nderuar! Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur per rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë se jam negativ. Por si duket informata ka qen per testin e dy korrikut! Para pak qasteve më thirren nga instituti dhe me njoftuan se kam rezultuar pozitiv! Tash e pesë ditë jam me simptome të lehta. Vazhdoj të ndjehem mirë! Besoi se do ta kaloi edhe këtë sfidë! Nga sot jam në vetëizolim!”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.

Qytetarë të nderuar!

Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur per rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte…

Posted by Rasim Selmanaj on Saturday, 11 July 2020