Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku i është bashkuar zërave që mbështesin formimin e një qeverie me karakter të unitetit kombëtar, e cila do të udhëhiqej nga Murat Jashari.

“Personalisht, si deputet i Kuvendit të Kosovës, e mbështes fuqishëm një ide të tillë. Mendoj se kjo është rruga më e mirë që të krijojmë unitet gjithëkombëtar për t’i tejkaluar sfidat e mëdha siç janë dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja përfundimtare, tejkalimi i gjendjes socio-politike dhe ekonomike në vend si dhe fuqizimi dhe finalizimi i shtetit të Kosovës”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

“Ky është qëndrim personal i imi dhe nuk paraqet domosdo edhe qëndrimin e subjektit politik të cilin e përfaqësoj”, ka shtuar ai.

Në lidhje me idenë e formimit të një qeverie me karakter të unitetit kombëtar ku do të drejtohej nga kryeministër Prof….

Posted by Mergim Lushtaku on Tuesday, 2 June 2020

Më herët pro një qeverie të tillë kanë shprehur mbështetje edhe disa nga zyrtarët e partive të tjera të vendit.