Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Ismaili ka bërë të ditur në Facebook, se pas disa simptomave që i janë shfaqur vajzës së tij Umas, ai dhe gruaja e tij së bashku me vajzën e kanë kryer testin për COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitivë.

“Pas disa simptomave të paraqitura te vajza Uma, dhe pas nënshtrimit të testit për Covid-19, unë, bashkëshortja Arizona dhe vajza Uma rezultuam pozitivë, ndërsa djali Omeri negativ. Normalisht, sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do të qëndrojmë të mbyllur derisa ta kalojmë tërësisht këtë përballje me virusin.”, ka shkruar Ismaili.