Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka kritikuar ish qeverinë Kurti për implementimin e Pakos Emergjente Fiskale për çka tha ajo qeveria ka dështuar në zbatimin e saj.

Sipas tij përmes kësaj pakoje e cila ka karakter social po rrezikojnë të falimentojnë shumë biznese dhe po rrezikohen shumë vende pune.

“Me shumë aprovuat një pako emergjente fiskale e cila është më shumë e karakterit social, me këtë pako shumë biznese rrezikohet të falimentojnë e mijëra qytetar rrezikojnë të mbesin pa vendet e tyre të punës. Përveç vonesave të aprovimin e pakos ju dështuat plotësisht edhe në implementimin e kësaj pakoje. Nga komunikimet që kemi pasur me shumë biznese ato kanë shqetësime të ndryshme në lidhje me implementimin e pakos fiskale që ka bërë qeveria e Kosovës. Problemet më të mëdha kanë të bëjnë me pikën 3A të pakos në mbulim të shumës 170 euro për punonjësit sektori privat, shumë bizneset që kanë aplikuar për pagat e punonjësve nuk janë kompensuar ato nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga qeveria pse nuk janë kompensuar, ndërsa kemi biznese të afërta me pushtetin e partitë LDK- dhe Lëvizja Vetëvendosje të cilëve u është rimbursuar shuma e mjeteve financiare për pagat e punonjësve”, tha ai.

Ai tha se rast tjetër i keqmenaxhimit me pakon emergjente fiskale është edhe fakti se brenda një kompanie private disa punëtorë kanë marr pagat nga qeveria e disa të tjerë jo.

Sipas tij probleme ka pasur edhe në pikën e kësaj pakoje për pagesat e qirave për bizneset, si dhe pagesën 100 euro për punëtorët e furrave, marketeve dhe farmacive që kanë punuar rregullisht gjatë kohës së pandemisë.