Vetëm para pak javësh u raportua se mesfushori holandez, Gini Wijnaldum do t’ia kthente shpinën Liverpoolit për t’u bashkuar me gjigantin spanjoll, Barcelonën.

Por, tani gjërat kanë ndryshuar, pasi që lojtari u rikthye nga angazhimi me kombëtaren holandeze dhe pati një bisedë për qartësimin e situatës me trajnerin Jurgen Klopp.

Tani, sipas burimeve të “De Telegraaf”, Wijnaldum është duke pritur për ndonjë ofertë të re për rinovimin e kontratës dhe se palët janë në negociata të vazhdueshme.