Sipas “Sport”, amerikani 19-vjeçar Sergino Dest, ka refuzuar gjigantin bavarez Bayern vetëm për të kaluar tek ekipi i Barcelonës.

Dy skuadrat janë duke garuar “kokë për kokë” për Dest, i cili momentalisht është mbrojtës i krahut të djathtë tek ekipi holandez, Ajax, dhe vlerësohet rreth 25 milionë euro.

Në anën tjetër, Tottenham janë në bisedime te vazhdueshme me Interin, për mbrojtësin e tyre Milan Skriniar, raporton “Sky Sport Italia”.

Shuma të cilën po e kërkon Interi për lojtarin në fjalë thuhet të jetë rreth 60 milionë euro, shumë të cilën skuadra e Tottenham po refuzon ta paguaj.

Një tjetër alternativë, nëse dështon pista Skriniar, thuhet të jetë mbrojtësi i Benficas, Ruben Dias.