Gjatë ditës së nesërme do të rihapen të gjitha çerdhet publike në Prishtinë, pas vendimit të Qeverisë në detyrë të Kosovës për lehtësimin e masave kundër koronavirusit.

Në fazën e tretë të lehtësimit të masave janë hapur edhe çerdhet dhe kopshtet për fëmijë nga data 1 qershor, por Komuna e Prishtinës një gjë të tillë do ta bëjë me një ditë vonesë pasi sot janë dezinfektuar të gjitha çerdhet publike.

“Sot u dezinfektuan të gjitha çerdhet publike, të cilat do të rihapen nesër dhe do të jenë gati për fëmijët tanë të dashur”, ka shkruar në Facebook, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.