Kompleksi memorial “Adem Jashari” është dezinfektuar sot

Kompleksi memorial “Adem Jashari” është dezinfektuar sot

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë të ditur se sot është dezinfektuar kompleksi  memorial “Adem Jashari”, si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Jashari ka njoftuar se kompleksi është dezinfektuar në mënyrë vullnetare nga një kompani e pastrimit në Skenderaj.

Në fund Jashari ka shkruar se në në këtë kohë duhet të kemi kujdes e jo panik. /21Media