Në kuadër të masave preventive që po ndërmerren ndaj përhapjes së pandemisë COVID-19, Gjykata Themelore në Gjakovë, sot ka bërë dezinfektimin e të gjitha hapësirave të objektit të saj. Kjo është hera e dytë që bëhet dezinfektimi i këtij objekti, që nga paraqitja e pandemisë.

Në komunikatën e kësaj gjykate thuhet se të gjitha këto përpjekje po bëhen për të ruajtur shëndetin e personelit, shëndetin e qytetarëve dhe për të mos e ndalur punën për aq kohë sa është e mundur.

“Lusim palët që gjatë frekuentimit të objektit dhe komunikimit me stafin, ti përmbahen rregullave dhe udhëzimeve të Institutit të Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP) dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Parandalimin e Infeksionit COVID-19”, thuhet në njoftim.