Chelsea ishte shumë afër nënshkrimit me Lionel Messi-n në vitin 2014, ka zbuluar eksperti i njohur i transferimeve, Gianluca Di Marzio, në një intervistë për “Calciomercato”.

Sipas informacioneve të Di Marzios, Messi kishte kërkuar të largohej nga “Camp Nou” për shkak të sistemit të taksave në Spanjë dhe kishte zhvilluar një thirrje me Skype me trajnerin e asaj kohe të “Bluve”, portugezin Jose Mourinho.

Chelsea ishte gati të paguante klauzolën e lirimit të sulmuesit argjentinas e cila ishte e vendosur në 250 milionë euro, por ishte babai i tij i cili doli kundër kësaj lëvizje dhe në fund operacioni dështoi.