Lojtari i Real Madridit Brahim Diaz arriti sot në Itali, ku do të nënshkruajë për Milanin.

21-vjeçari i ri do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe nëse gjithçka shkon mirë, ai do të bëhet një shok i ekipit të kroatit Ante Rebiq.

Mediat italiane shkruajnë se Diaz vjen në formë huazimi për sezonin e ardhshëm me opsionin për të blerë një kontratë me vlerë midis 18 dhe 20 milionë euro.

“Unë jam shumë i lumtur që jam këtu, Milani është një klub i shkëlqyeshëm. Forza Milan përgjithmonë,” tha Diaz për Tuttomercatoweb, pas mbërritjes në Itali.

Brahim Diaz arriti në Real në janar 2019 nga Manchester City, por kurrë nuk e mori shansin e duhur.