Në fshatin Caravik të Klinës mëngjesin e sotëm është djegur një shtallë bagëtish.

Dëshmitarët i kanë thënë KP-së se dyshohet se shkaktar i zjarrëvënies ka qenë rryma, ndërsa janë shkaktuar dëme në vlerë rreth 20 mijë euro.

Po ashtu, mësohet se zjarrëfikësit janë vonuar rreth dy orë, pasi që ka ndodhur ngjarja.

Aty është djegur edhe një traktor. Kurse, bagëtitë nuk janë dëmtuar.