Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Shërbyesve Civilë, e cila ditë edhe në Kosovë synohet të jetë tradicionale.

23 Qershori – Dita e Shërbyesve Civilë në botë ka filluar të shënohet me vendim nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 20 dhjetor 2002.

OKB, me këtë rast, inkurajoi vendet anëtare, në mënyrë që nga viti 2003 të organizojnë ngjarje speciale për këtë ditë, me qëllim të vënies në spikamë të kontributit që japin shërbyesit civilë në proceset e zhvillimit të shoqërive.

Me rastin e shënimit të kësaj dite, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës do të mbajë një ceremoni rasti ku do të marrin pjesë kryeministri Avdullah Hoti, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe zyrtarë të tjerë.

Ceremonia fillon nga ora 11:00, në objektin e Institutit të Kosovës për Administratë Publike, afër Pallatit të Drejtësisë.