Lajmin e bëri të ditur vetë Vuçiq

Lajmin e bëri të ditur vetë Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se djali i tij Danilo ka dalë pozitiv me koronavirus dhe është transferuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Beograd.

Biri im ishte infektuar me koronavirus dhe gjendja e tij klinike është e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive“, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Në Serbi janë të infektuar gjithsej 2 mijë e 441 persona me koronavirus, 118 persona janë shëruar, kurse numri i vdekjeve është 61.