​Djegia e veturës së drejtorit të auditorit të QKUK-së, reagon Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pasi në ambientet e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar iu është djegur vetura e drejtorit të njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK.
Ministria e Shëndetësisë i ka bërë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që pa vonesë të ndërmarrin veprimet e duhura drejt zbardhjes së plotë të kësaj ngjarjeje dhe që edhe autorët edhe porositësit e këtij akti makabër t’i nxjerrin para drejtësisë.
“Në të njëjtën kohë shprehim mbështetjen për çdo zyrtar që i shërben institucioneve tona publike dhe i inkurajojmë të mos zmbrapsen e të vazhdojnë punën e tyre. Paraja publike do të përdoret në të mirë e në shërbim të qytetarit, keqbërjet do të evidentohen e do të procedohen tek organet gjegjëse. Aktet qyqare si ky e një tjetër ditë më parë, nuk na zmbrapsin e as nuk ka frikësojnë. Përkundrazi, na forcojnë e na bëjnë më të vendosur drejt punëve tona për te kthyer shëndetësinë publike në rrugë të mbarë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë./21Media

Back to top button