Mourinho me lëvdata për ekipin

Mourinho me lëvdata për ekipin

Menaxheri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka lavdëruar të përzgjedhurit e tij për performancën e treguar në fitoren kundër Manchester City. Ai ka thënë për Sky Sports se futbollistët e Tottenhamit kanë patur fat në dy raste, duke vendosur kështu për epilogun e ndeshjes prej 2:0.

“Djemtë ishin fenomenalë. Mbrojtja ishte fantastike. Jam shumë i lumtur për djemtë. Ne ishim pak me fat në dy situata, por perspektiva tjetër ishte shumë fatkeqe pasi që VAR nuk vendosi për një karton të kuq për Raheem Sterling. Ishte një karton i qartë i kuq dhe krejt tjetër lojë do të zhvillohej nëse do të luanim për 75 minuta kundër 10 burrave”, ka deklaruar ai.

Tekniku portugez ka komentuar edhe golin e Steven Bergwijn në minutën 63, me të cilin vendësit kanë kaluar në epërsi.

“Shumë i mprehtë. I pandalshëm për një portier të shkëlqyer”, ka thënë Mourinho.

Pas fitores ndaj City, skuadra e Tottenhamit renditet e pesta në tabelë dhe kërkon të sigurojë pozitën që dërgon në arenën ndërkombëtare sezonin e ardhshëm.

“Do të jetë e vështirë. Ne jemi në tri gara. Por ishte një fundjavë e mirë për ne”, ka deklaruar Mourinho duke komentuar shanset e Tottenham për të përfunduar në fund të kampionatit në mesin e katër skuadrave të para.

Pas tri pikëve të reja si vendës, Tottenham renditet në pozitën e pestë në tabelë me 37 pikë, duke rikthyer kështu gjasat për të siguruar njërën nga pozitat që çojnë në ligat evropiane.