Kapiteni i Kombëtares së Kroacisë, Domagoj Vida e filloi ndeshjen nga minuta e parë mbrëmë kundër Turqisë, por e kuptoi pas pjesës së parë që kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Të gjithë lojtarët e Kroacisë së bashku me Vidan, kishin përfunduar testet për COVID-19 në mëngjes para ndeshjes, por ishin informuar se rezultatet do ti marrin më vonë gjatë mbrëmjes.

Vida e filloi ndeshjen si startues duke luajtur 45’ minutat e parë, por në pushimin prej 15’ minutash rezultatet e testeve për COVID-19 ishin bërë publike, ku mbrojtësi kishte rezultuar pozitivë. Atij iu desh ta lëshonte fushën dhe tani gjendet në vet-izolim./KP