Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç është ndarë shumë i zhgënjyer me barazimin 2-2 të Milanit kundër Veronas.

Sulmuesi suedez ishte protagonist i kësaj sfide ku edhe e humbi penalltinë e cila mund t’ia kishte siguruar fitoren “Rossonerëve” në ndeshjen e cila u zhvillua të dielën në mbrëmje.

“Kjo nuk mjafton. Jam shumë i zhgënjyer me barazimin”, tha sulmuesi suedez për “Sky Sport” pas ndeshjes.

“Ne kishim shumë shanse shënimi. Unë e humba penalltinë dhe mendoj se atë të radhës do t’ia lë Frank Kessiet që ta gjuajë. Kjo do të ishte më e mira”, shtoi në fund Ibrahimoviç.