Dortmund vihet pas mesfushorit të Juventusit
22 Janar 2020
Dortmund synon të përforcohet në mesfushë
Dortmund synon të përforcohet në mesfushë
Pasi transferoi një sulmues shumë të talentuar si Erling Halaand, Dortmund synon të përforcohet në repartin e mesfushës.
Emri kryesor në listën e klubit verdhezi është ai i Emre Can, i cili tek Juventusi asnjëherë nuk ka arritur të marrë një rol protagonisti dhe me uljen e Sarrit në stol më tepër ka qenë jashtë formacionit.
Turko-gjermani kryeson listën e lojtarëve që do të largohen nga bardhezinjtë, ndërkohë që për të ka treguar interes edhe Everton, pasi lojtari pëlqehet shumë nga Ancelotti.
Tashmë pritet lëvizja e drejtuesve të Dortmund, të cilët duan me patjetër rikthimin në Bundesligë të mesfushorit.