Ekzekutivi i Komunës së Ferizajt njofton qytetarët se ka vendosur kufizimin e aktiviteteve të tija pas konfirmimit se drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi ka dalë pozitiv në testin për COVID-19.

Në një njoftim për media thuhet se ekzekutivi do të ndërmarrë të gjitha veprimet konform rregullave për mbrojtjen e shëndetit publik, të rekomanduara nga IKSHPK.

Ndryshe, nga 13 marsi, kur është regjistruar rasti i parë me koronavirus në Kosovë, e deri më sot, janë konfirmuar 2.590 raste, prej tyre 1.394 të shëruar dhe 47 me përfundim fatal.