Drejtuesit e Madridit të bindur në transferimin e Mbappe
21 Dhjetor 2020
Real Madridi është shumë i sigurt se do ta përfundojë një marrëveshje për yllin e Paris – Saint – Germain Kylian Mbappe vitin e ardhshëm, sipas “90min.”
Mbappe është shndrruar në njërin nga sulmuesit më të mirë në botë në PSG, ku ai ka shënuar 13 gola në 17 ndeshje këtë sezon.
Përfaqësuesi i Francës admirohet nga trajneri madrilen Zinedine Zidane dhe “Loas Blancos” raportohet se do të prezantojnë një ofertë konkrete në afatin kalimtar veror të vitit 2021.