Drita ka aterruar rreth orës 12:00 në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Faqja e klubit ka publikuar disa foto të futbollistëve, të cilët përtej të gjitha problemeve që hasën në Zvicër, megjithatë nuk duken në disponim të keq.

“Kemi ateruar ne airoportin e Prishtines”, ka shkruar faqja zyrtare e Dritës.

Vendimi për ndeshjen finale të rundit paraeleminator mbetet ende në pikëpyetje, derisa UEFA nuk ka marrë ndonjë vendim për fatin e asaj ndeshje.

Kujtojmë që klubi gjilanas ishte karantinuar nga mëngjesi i ditës së martë (11 gusht), pas daljes pozitiv të futbollistit Hamdi Namani në testin për “Covid-19″.