Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka ia ka uruar presidentit të FFK-së Agim Ademit 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Prej 13 vjetësh si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova ka shënuar përparime të jashtëzakonshme duke qenë anëtare me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA. Rritja e vazhdueshme e rezultateve sportive ka bërë jehonë ndërkombëtare dhe ka përmirësuar imazhin kudo në botë. Futbolli ka arritur të thyejë ato barriera që në shumë fusha të tjera nuk janë tejkaluar, duke ndihmuar Kosovën në procesin e njohjes.  Marrëdhëniet tona të shkëlqyera institucionale na nxisin që të punojmë gjithmonë e më shumë në rritjen e futbollit mbarëkombëtar dhe finalizimin e projekteve tona të përbashkëta“, ka shkruar Duka në urimin e tij./21Media