Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka bërë të ditur se ka ndërmarr nismën për ndërtimin e kullës së Komandantit Sali Çekaj.

Këtë lajm ajo e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, ku ka thënë se Sali Çekaj ishte personalitet i jashtëzakonshëm, intelektual, njeri i pendës dhe pushkës.

“Sot, bëra homazhe para shtatores së Heroit Sali Çekaj. Dëshiroj t’i informoj qytetarët e Deçanit dhe më gjerë, se kam marrë nismën për ndërtimin e kullës së Komandantit Sali Çekaj. Sali Çekaj ishte personalitet i jashtëzakonshëm, intelektual, njeri i pendës dhe pushkës. Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit dhe u kthye nga mërgimi për të rënë heroikisht në fushën e nderit në Betejën e Koshares. Personalitetet si Sali Çekaj, nuk harrohen kurrë dhe kanë zënë vend në historinë e re të Kosovës. Çdo gurë i ndërtuar në Kullën e Sali Çekajt, është dëshmi e luftës për lirinë e Kosovës, ku gjeneratat e reja do të përkulën para jetës dhe veprës së tij. Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Sali Çekaj!”, ka shkruar Dumoshi në Facebook.

Sot, bëra homazhe para shtatores së Heroit Sali Çekaj.
Dëshiroj t’i informoj qytetarët e Deçanit dhe më gjerë, se kam…

Posted by Vlora Dumoshi on Thursday, 13 August 2020