Liverpooli ka realizuar dy gola të shpejtë në ballafaqim me Chelsean.

Ishte sulmuesi senegalez Sadio Mane ai i cili së pari realizoi me kokë nga afërsia në minutën e 49.

Po i njëjti lojtar realizoi edhe golin e dytë pas katër minutave pas një gabimi fatal nga portieri i Chelseat, Kepa.

Ndeshja në “Stamford Bridge” është e vlefshme për xhiron e dytë të kampionatit anglez, derisa Chelsea ka mbetur me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Andreas Christensen.