Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje të tjera të vlefshme për xhiron e 15-të.

Lideri i renditjes tabelare, Ballkani e pret Arbërinë në Suharekë me fillim nga ora 13:00 dhe kërkon tre pikë të reja për të vazhduar sigurt drejt titullit kampion.

Ndeshja tjetër zhvillohet ndërmjet Drenicës dhe Llapit, po ashtu nga ora 13:00.

Drenica renditet në vendin e gjashte me 18 pikë, kurse Llapi në vendin e nëntë me vetëm tetë pikë të mbledhura deri më tani në këtë edicion.