Një anëtar i YouTubes, 21-vjeçar nga Indonezia, emri zyrtar i përdoruesit të cilit është Sobat Miskin postoi një video në kanalin e tij dhe mori mbi tre milionë shikime vetëm brenda një muaji.

Videoja “Dy orë pa bërë asgjë” u bë virale dhe tërhoqi vëmendjen e publikut.

“Unë nuk e prisja aq shumë popullaritet. E bëra videon duke menduar se ndjekësit e mi do të vazhdonin të më pyetnin kur do të filloja të postoja përmbajtje arsimore. Unë nuk mendoja se aq shumë njerëz do ta shikonin atë.” ,tha ai për Tribun News.

Ai postoi video në kanalin e tij në të cilin eksperimentoi me ushqim dhe krejt rastësisht vendosi të largohej nga tema e kuzhinës dhe të regjistronte diçka të pazakontë.

“Imagjinoni ta bëni këtë për dy orë dhe të harroni të shtypni butonin e fillimit”, shkroi një komentues.

“Njerëzit mendojnë se nuk mund të fitosh para duke qëndruar ulur, por ky djalë ka vërtetuar se mund t’ia dalë shumë mirë.”, shtoi një tjetër.

“Pjesa më e mirë e kësaj video është kur ai shikon dhe nuk bën asgjë.”, u shpreh një tjetër komentues.