Superliga e Kosovës në futboll ofron sot dy ndeshje mjaftë interesante të cilat zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

Arbëria dhe Llapi ballafaqohen sot dhe që të dy skuadrat vijnë pas fitoreve në xhiron e kaluar. Arbëria ka 20 pikë në endin e gjashtë, kurse Llapi 14 pikë në vendin e nëntë.

Ndeshja tjetër zhvillohet në Suharekë ndërmjet Ballkanit dhe Trepçës 89’. Skuadra e Ismet Munishit kërkon rikthimin te fitorja pas humbjes javën e kaluar në derbi kundër Dritës.

35 pikë i ka Ballkani në vendin e dytë, kurse Trepça 89’ renditet në vendin e shtatë me 20 pikë.