Policia holandeze ka konfirmuar sonte arrestimin e dy personave në lidhje me evakuimin e stacionit hekurudhor qendror në Utrecht, duke shtuar se “përfshirja e tyre është nën hetim”.

“Dy të dyshuar janë arrestuar dhe përfshirja e tyre është nën hetim. Trafiku i trenave do të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur,” ka shkruar policia e Utrecht-it në Twitter.

Më herët sot, policia ka njoftuar se stacioni qendror hekurudhor ishte “pastruar” për shkak, siç përshkruhet, të një “situate të dyshimtë”.

Policia ka bërë të ditur se oficerët po kërkonin një “person në tren”, pa dhënë detaje shtesë.