​Dy të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë konfirmuar 352 raste të reja me COVID-19, nga 2 mijë e 859 testime të kryera. Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 152.
Dy qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, ndërsa 426 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194 mijë e 452.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Në Shqipëri janë 5 mijë e 633 raste aktive me COVID-19.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 203 mijë e 215 raste pozitive, prej tyre 194 mijë e 452 janë shëruar, 5 mijë e 633 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e kanë humbur 3 mijë e 130 pacientë./21Media

Back to top button