​Dy të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit, dy qytetarë të Shqipërisë kanë humbur betejën me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë konfirmuar 768 raste të reja me virusin, nga 5 mijë e 460 testime të kryera.
Rastet e reja janë në këto bashki: 219 raste të reja në Tiranë, nga 62 raste në Shkodër, Vlorë, 51 në Lezhë, 48 në Durrës, 35 në Sarandë, 31 në Fier, 28 në Kavajë, 24 në Lushnje, 18 në Vau i Dejës, nga 17 raste në Kamëz, Elbasan, Peqin, 16 në Malësi e Madhe, 13 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Berat, nga 7 raste në Gjirokastër, Divjakë etj.
Janë shëruar 402 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 133 mijë e 125.
Aktualisht janë 9 mijë e 230 pacientë aktivë me COVID-19, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 16 në gjendje më të rënduar./21Media
 

Back to top button