Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy të dyshuar për përfshirje në veprat  penale  ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’.

“Hetuesit policorë të Sektorit Qendror të Hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas hetimeve të zhvilluara  të udhëhequra nga Prokuroria Themelore Mitrovicë, sot më 12.05.2020,  kanë  realizuar një plan taktik, në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore Mitrovicë. Plani është realizuar në Skenderaj, ku janë identifikuar dhe  arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se kane kryer veprat penale: ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’. Dy të dyshuarit (meshkuj kosovarë) të arrestuar janë: A.A., viti i lindjes 1997 dhe E.A., viti i lindjes 1996”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 Gjatë realizimit të planit si prova materiale janë sekuestruar përkohësisht:

  • 2  (dy) DVR,
  • 1 (një) telefon mobil ,
  • 1 (një) veturë dhe
  • 2 (dy) fletore me evidenca.

Tutje në njoftimin e Policisë thuhet se “pas intervistimit, me akt-vendim të prokurorit i dyshuari: A.A. dërgohen në mbajtje, kurse i dyshuari E.A., lirohet në procedurë të rregullt”./21Media