Barcelona ka konfirmuar se fundi se ylli i skuadrës, Lionel Messi është lënduar dhe po merr trajtim për rikuperimin e kyçit të këmbës së djathtë.

“Lojtari i ekipit të parë, Lionel Messi, është duke përfunduar trajtimin për kyçin e tij të djathtë dhe pritet të kthehet në stërvitje pas ndeshjes FC Barcelona v SD Eibar”, thuhet në njoftimin e gjigantit spanjoll.

Në këtë sezon, 2020/21, kapiteni i FC Barcelona ka luajtur gjithsejtë 18 ndeshje, duke shënuar 10 gola.

Së fundi, Messi e tejkaloi Pelén si golashënuesi më i mirë me një klub të vetëm. Aktualisht, ai ka 644 gola për Barcelonën, ndërsa Pele i kishte shënuar 643 gola.