E pësoi një tjetër politikan francez, qytetari i hodhi miell në fytyrë
Politikani francez, kandidat në zgjedhjet presidenciale, Jean-Luc Melenchon përjetoi një moment të sikletshëm, kur gjatë protestave të organizuara në Paris, një qytetar e mbuloi me miell.
Ai po fliste para gazetarëve lidhur me marshin për liri që u mbajt nëpër qytetet franceze, kur një burrë iu afrua dhe i hodhi miell në fytyrë.
Deri më tani lidhur me këtë incident nuk u arrestua askush, e Melenchon theksoi se një gjë e tillë “duhet të ndalet”, duke aluduar sulmet çdo herë e më të shpeshta mbi politikanët.
Javën e kaluar presidentin francez, Emmanuel Macron, një djalë i ri e goditi me shuplakë.
Sulmuesi, i cili u arrestua menjëherë, u dënua me katër muaj burgim, ndërsa presidenti francez e cilësoi rastin si “rast të izoluar”.
Jean-Luc Mélenchon (ainsi que les journalistes sur place) viennent d’être enfarinés par une personne non identifiée à la #MarcheDesLibertés. Réaction de #Mélenchon : “Je suis vivant tout va bien ce n’est que de la farine”. #12juin pic.twitter.com/TnQNh1uiyn
— BLAST (@blast_france) June 12, 2021