Kryetari i Sindikatës të Pavarur të sektorit privat të Kosovës, Jusuf Azemi, sot u takua me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, me ç’rast temë esenciale ishte stimulimi me nga 100 euro për muajin shkurt dhe mars 2021 për punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë.

Nga ministrja Nagavci kërkesat e sindikatës ishin të arsyeshme dhe ajo u shpreh se do të mbështesë këto kërkesa.

“Gjatë fjalimit ministrja Nagavci propozoi që kërkesa për mbështetje financiare të adresohet tek Kryeministri i Kosovës, dhe e cila garantoi se do ta kemi mbështetjen e saj ne Qeverinë e Kosovës , dhe u pajtuam se çdo rritje apo stimulim që do të bëhet nga Ministria e Arsimit për punonjësit te cilët janë në listat e pagave te shtetit ashtu do te jetë edhe për punëtorët teknikë staf i cili kryen shërbimet brenda institucioneve arsimore, që nga dita e sotme. Mbeti që ne takimet e ardhshme te diskutohet për pagat shumë te ulëta të kësaj kategorie”, u bë e ditur në komunikatë.