Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Edhe sot mbi 2 mijë qytetarë të dënuar për mosrespketim të masave

1 min read

Edhe në 24 orët e fundit numri i qytetarëve që janë gjobitur nga Policia e Kosovës për mosrespektim të masave antiCovid është i lartë.

Policia njofton se vetëm dje ka shqiptuar 2048 gjoba, kurse të dje janë gjobitur 2091 qytetarë.

Policia njofton se gjatë të martës janë shqiptuar edhe 1543 tiketa trafiku. Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 24 persona.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se dje kanë ndodhur 23 aksidente me të lënduar, 31 me dëme materiale dhe për fat asnjë me fatalitet./21Media