Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët e me reshje shiu.

Të mërkurën dhe të enjten parashihen vranësira të pjesshme dhe ngritje të vlerave maksimale.

“Gjatë ditës së martë do të ketë vranësira dhe reshje të dobëta shiu. Të mërkurën dhe të enjten parashihen vranësira të pjesshme dhe ngritje të vlerave maksimale. Të premten pritet një rënie e lehtë e temperaturave por që gjatë vikendit do të pësojnë ngritje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, ka njoftuar IHMK./21Media