Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka emëruar sot Këshillin e ri Drejtues të Teatrit “Avdush Hasani”, ndërsa në takimin e parë Këshilli ka zgjedhur Blerim Zhitinë, kryetar.

Bulliqi së bashku me drejtoreshën për Kulturë, Rinis dhe Sport, Elhame Kutllovci, ka pritur në takim përbërjen e re të Këshillit Drejtues, të cilëve u ka uruar punë të mbarë dhe të suksesshme në funksionalizimin e plotë të teatrit.

Tanimë pas kompletimit të stafit profesional dhe administrativ, janë duke u plotësuar kushtet për punë në teatrin ‘Avdush Hasani’. Ju uroj punë të suksesshme, ndërsa trupa teatrore uroj të sjellë shfaqje me vlera të mirëfillta për dashamirët e artit skenik”, ka thënë Bulliqi.

Përbërja e Këshillit Drejtues të Teatrit “Avdush Hasani”:

Blerim Zhitia, dramaturg

Xheladin Çitaku, profesor i degës së letërsisë

Muhamet Zeka, aktor

Saranda Kika – piktore

Vjosa Tasholli, aktore.