​Emery ka një mesazh për Bayern-in para ndeshjes kthyese

Trajneri i Villarreal-it, Unai Emery e ka konsideruar Bayern-in si favorit para ndeshjes kthyese në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohen nesër në stadiumin “Alian Arena”.
Skuadra spanjolle befasoi të gjithë duke e fituar duelin e parë në Spanjë para një jave me rezultat minimal 1-0, por Emery ka thënë se skuadra gjermane është favorite në këtë ballafaqim.
“Ne duhet t’i tregojmë Bayern-it një respekt të jashtëzakonshëm. Do të jetë shumë e vështirë dhe ne duhet të dimë se si të përgjigjemi”, tha Emery, në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Bayern-it.
“Ne e dimë se ata janë mësuar të shënojnë shumë gola në shtëpi dhe kjo është normale për ta. Ata gjithashtu kanë respekt për ne, por ata e dinë se nëse japin maksimumin, janë favorit për fitore. Ata do të ndihen të fortë dhe optimistë. duke luajtur në shtëpi”, shtoi trajneri spanjoll.
Ndërsa Gerard Moreno, sulmuesi i Villarreal- it, tha: “Pres një ndeshje shumë ndryshe nga ajo që luajtëm në ndeshjen e parë. Vështirësia do të jetë më e madhe. Ata duhet të rikuperohen dhe janë një ekip i shkëlqyer në sulm. Duhet të jemi shumë specifik. Ata do të kenë momentet e tyre dhe ne do të jemi shumë të stresuar gjatë ndeshjes”.

Back to top button