Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka vizituar sot familjen e Kadri Veselit.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se vitin 2020 nuk mund ta përmbyllë pa e vizituar familjen e Veselit.

“Vitin 2020 nuk mund ta përmbyllja pa vizituar familjen e kryetarit Kadri Veseli. Bashkë me Xhavit Halitin dhe Fatmir Xhelilin u pritëm në konakun e babait të kryetarit, Fazli Veseli dhe vëllait, Ismetit në Mitrovicë. Një baba krenar dhe i ndershëm që rriti tërë fëmijët e tij në frymë patriotike dhe atdhedashurie. Edhe sot, kur rrudhat në ballin e tij tregojnë më qartë se fjalët për peripecitë e jetës, ai qëndron besimplotë dhe i palëkundur se Kosova do të bëhet”, ka shkruar Hoxhaj./21Media

Vitin 2020 nuk mund ta përmbyllja pa vizituar familjen e kryetarit Kadri Veseli. Bashkë me Xhavit Halitin dhe Fatmir…

Posted by Enver Hoxhaj on Thursday, 31 December 2020