Ermira Topalli e AK Ferizajt edhe njëherë ka dëshmuar se është ndër garueset më të mira në Kosovë. Topalli me Golf 5 ka triumfuar edhe në garën e sotme në Sllatinë, e cila u mbajt në disiplinën e auto sllallomit në kuadër të Kampionatit të Kosovës në automobilizëm, me kohën prej 01.46.552 minuta.

Në pozitën e dytë u rendit Pranvera Xhaferi e Eurogoma RT, e cila garoi me Golf 7 dhe ishte vetëm 00.177 sekonda më e ngadalshme se fituesja, derisa pozita e tretë i takoi Luljeta Topallit të AK Ferizajt, e cila u paraqit me Skoda dhe pati kohën 01:51.393 minuta.

Ndërsa te meshkujt, Valon Jaha është fitues i garës së dytë në disiplinën e auto sllallomit, në kuadër të Kampionatit të Kosovës. Jaha i Prishtina Racing Team, me BMW pati kohën prej 01:34.559 minuta, duke u renditur në pozitën e parë, derisa përcjellësi më i afërt i tij ishte Belkim Fazliu i AK Prizreni D&G, i cili me Renault Megane RS u vonua për 01.819 sekonda në krahasim me fituesin.

Podiumi i fituesve u plotësua me Jeton Qerimin e Prishtina RT, i cili me BMW pati kohë prej 01:37.463 minuta.

Rezultatet femra:

Klasa 1 (deri 1200 ccm – Grupi 1)
1.Luljeta Topalli (Skoda – Ferizaj) 01:51.393

Klasa 2 (mbi 1200-1600 ccm – Grupi 1)
1.Besa Gashi (Golf 5 – Eurogoma RT) 01:52.791
2.Kadishe Shabani (Polo – Ferizaj) 01:54.889

Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 1)
1.Ermira Topalli (Golf 5 – Ferizaj) 01:46.552
2.Pranvera Xhaferi (Golf 7 – Eurogoma RT) 01:46.729
3.Mimoza Jetullahu (Golf 6 – Eurogoma RT) 01:53.452
4.Qerime Rexhepi (Seat Altea – Eurogoma RT) 02:05.937

Klasa 4 (deri 1200 ccm – Grupi 2)
1.Brunilda Tafili (BMW – Eurogoma RT) 01:54.440
2.Binaze Hyseni (Audi Q5 – Vjosa) 01:57.737

Plasmani i përgjithshëm:
1.Ermira Topalli (Golf 5 – Ferizaj) 01:46.552
2.Pranvera Xhaferi (Golf 7 – Eurogoma RT) 01:46.729
3.Luljeta Topalli (Skoda – Ferizaj) 01:51.393

Plasmani ekipor:
1.AK Ferizaj 37.5 pikë
2.AK Eurogoma RT 37
3.Vjosa 7.5

Rezultatet meshkujt:

Klasa 1 (deri 1200 ccm – Grupi 1)
1.Belkim Fazliu (Fiat – Prizreni D&G) 01:42.641
2.Muzafer Beka (Opel Corsa – Eurogoma RT) 01:53.090
3.Valdet Ilazi (Renault Twingo) 02:21.520

Klasa 2 (mbi 1200-1600 ccm- Grupi 1)
1.Drilon Ahmeti (Opel Corsa – Gjakova 137) 02:02.487

Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 1)
1.Jeton Qerimi (BMW – Prishtina RT) 01:37.463
2.Gjengiz Hajrullahu (Opel Kadet – N/A) 01:47.139
3.Besart Makolli (Opel Vectra – Drenica) 01:54.349

Klasa 6 (mbi 1600 ccm – Grupi 2)
1.Driton Qerimi (BMW – Prishtina RT) 01:39.374
2.Endrit Reshani (Audi A4 – Vjosa) 01:40.355
3.Altin Avdiu (Golf II – Vjosa) 01:45.754

Klasa 7 (deri 1200 ccm – Grupi 3)
1.Enis Bajraktari (Yugo –Prishtina RT) 01:37.837

Klasa 9 (mbi 1600 ccm – Grupi 3)
1.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT) 01:34.559
2.Belkim Fazliu (Renault Megane – Prizreni D&G) 01:36.378
3.Leutrim Rexhepi (Golf III – Ferizaj) 01:37.392

Plasmani i përgjithshëm:
1.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT) 01:34.559
2.Belkim Fazliu (Renault Megane – Prizreni D&G) 01:36.378
3.Jeton Qerimi (BMW – Prishtina RT) 01:37.463

Plasmani ekipor:
1.Prishtina RT 60 pikë
2.Prizreni D&G 43
3.Vjosa 12