Erza Muminoviq është pranë medaljes në Kampionatin Evropian të xhudos U-21, që po mbahet në Poreq të Kroacisë.

Erza në kategorinë -48 kilogramë shënoi dy fitore, ndërsa raundin e parë e kaloi pa luftë.

Ajo mposhti Vusala Karimova të Azerbajxhanit në 1/8 e finales, ndërsa në çerekfinale mundi me ippon austriaken Jacqueline Springer.

Në gjysmëfinale e pret lufta me serben Andrea Stojadinov.