​Escobar sot në Kosovë

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.
Burime të RTV21 dje konfirmuan se Escobar do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, ku dhe do të takohet me përfaqësues të opozitës.
Në njoftimin e Presidencës, thuhet se Escobar në orën 8:45 do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani.
Pas takimit, presidentja Osmani dhe zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit, Escobar, do të adresohen për media.
Escobar do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Escobar dhe Kurti do të takohen në ora 9:50, dhe se mediat do të mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë.
Kujtojmë se vizitë në Kosovë gjatë fundjavës ka paralajmëruar edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak./21Media

Back to top button