E ardhmja e Lionel Messit te Barcelona aktualisht është e pa qartë, me superyllin argjentinas që mbetet jashtë kontratës në fund të sezonit.

Ai është në gjendje të negociojë një marrëveshje parakontraktuese me klube jashtë Spanjës dhe ai ka qenë i lidhur me lëvizje në skuadra si Manchester City, Paris Saint-Germain dhe MLS.

Në një intervistë të fundit me kanalin televiziv spanjoll “La Sexta”, Messi zbuloi se ai nuk po ngutet të merrte një vendim në lidhje me të ardhmen e tij pasi u përpoq të largohej nga Barcelona gjatë verës.

“Asgjë nuk do të jetë e qartë para fundit të vitit,” tha ai. “Do të pres derisa të mbarojë sezoni.”

“Ajo që ka rëndësi tani është të mendosh për ekipin, të mbarosh vitin mirë dhe të mos shpërqendrohesh nga gjëra të tjera. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë. Unë jam i përqendruar në atë që kemi këtu dhe të luftoj për gjithçka që mundemi.|

“Unë nuk jam duke menduar se si do të mbarojë viti. Që nga sot, nuk do të ishte e mençur për mua të them atë që do të bëj sepse nuk e di.”, deklaroi ylli argjentinas.

Me të ardhmen e Messit larg nga e sigurta, ish sulmuesi i Barcelonës Samuel Eto’o ka pohuar se 18-vjeçari Ansu Fati mund të jetë ai që do të marrë përsipër rolin e numrit 10.

Duke folur për “Sport Bible”, Eto’o tha: “Unë mendoj se ai është një siguri për të ardhmen sepse aktualisht po bën gjëra të mahnitshme, kështu që unë mendoj se klubi me të vërtetë ka nevojë për t’u kujdesur shumë mirë për të. Le të shpresojmë se ai do të marrë përsipër rolin e Messit në Barcelonë pas largimit të tij”.