Pjesëtarët e EULEX-it po qëndrojnë në oborrin e familjes Krasniqi edhe në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit, që është edhe vendlindja e Jakup Krasniqit, shtëpia e së cilit po bastiset sot në Prishtinë.

Ndërkohë në shtëpinë e tij në fshat nuk ka bastisje, meqë, siç mëson KosovaPress, nuk ka anëtarë të familjes brenda.

Para shtëpisë së Krasniqit po qëndron edhe Policia e Kosovës.

Forcat e rendit janë këtu që prej orës 06:00 të mëngjesit së sotëm.