Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Euro 2020, Anglia fiton minimalisht derbin me Kroacinë

1 min read

 

Ka përfunduar me fitoren e Anglisë me rezultat minimal 1-0 ndeshja kryesore e Grupit C kundër Kroacisë.

Në stadiumin “Wembley” këto dy skuadra shfaqën një ndeshje mjaft të fortë me raste të shumta për gol por gjithashtu edhe me një kujdes të madh që në fund duket se më e vëmendshme doli Anglia e cila mori tre pikët e para.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi pas gati një ore lojë kur Raheem Sterling realizoi në minutën e 57’.

Kështu Anglia bëhet kryesuese e këtij grupi me tri pikë pas një ndeshjeje të luajtur.

Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Skocia dhe Republika e Çekisë.